Si mund të bëj një porosi në faqen tuaj?
Për të blerë online në faqen e Jumbo Albania, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
⦿ Klikoni në njërën prej kategorive. Në secilën prej tyre, gjeni nënkategoritë përkatëse, me shumëllojshmëri produktesh.
⦿ Zgjidhni produktin/et që dëshironi të blini dhe shtypni butonin “Shto në Shportë”.
⦿ Produkti/et do të shtohen automatikisht në shportën tuaj të blerjes. Aty do t’ju shfaqet edhe totali i pagesës që duhet të bëni.
⦿ Pasi të keni përfunduar blerjet tuaja, klikoni në ikonën e karrocës së blerjes që gjendet në krye të faqes djathtas, për të parë shportën tuaj.
⦿ Zgjidhni opsionin “Shihni shportën” dhe do t’ju shfaqen produktet që keni zgjedhur. Këtu mund të kontrolloni sasitë, shumën dhe kostot e transportit të porosisë tuaj. Nëse keni përfunduar këtë hap, zgjidhni opsionin “Kaloni tek kasa”.
⦿ plotësoni të dhënat për faturimin tuaj. Në fund, kontrolloni porosinë tuaj, për të shmangur gabime të mundshme.
⦿ Lexoni dhe më pas zgjidhni opsionin “I kam lexuar dhe jam dakort me terma dhe kushte.”
⦿ Më pas shtypni butonin “Kryej porosinë”.
A është i mundur ndërrimi i produkteve që kam blerë?
⦿ Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes. Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.
⦿ Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.
⦿ Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi. Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
⦿ Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja).
⦿ Për arsye higjenike, veshjet e brendshme nuk ndërrohen. Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.
A është i mundur kthimi i parave për produktin që dua të ndërroj?
Nuk është i mundur kthimi i parave, por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.
Po në rastin kur produkti është me defekt?
Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.
Cilat janë mënyrat e pagesave që ofroni?
Pagesa bëhet cash në momentin që merrni porosinë në dorëzim ose me kartë.
© 2024 Jumbo. All rights reserved.