ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Lajme

JUMBO sërish përtej kufijnve!

Në 4 Maj 2017 suksesi i JUMBO-s i tejkaloi kufijtë duke hapur dyqanin e pare në Sarajevë, në Bosnje Hercegovinë.  Pas 8 muajve suksesi në Sarajevë, më date 1 Dhjetor 2017, JUMBO i tejkalon sërish kufijtë duke hapur kështu dyqanin e parë në Banja Luka dhe të dytin për Bosnje Hercegovinën.

 

Midis dhjetra të ftuarëve, me praninë e nën kryetarit të Bashkisë të Banja Lukës, z. Srdjan Amidzic dhe Ministrit të Tregtisë dhe Turizmit për Republikën Srpska, z. Pedrag Gluhajovic u organizua ceremonia e inagurimit të dyqanit JUMBO me një sipërfaqe shitjeje prej 2 400 metra katrorë.

         TOLJAN PAPAJORGJI           SRDJAN AMIDZIC    PEDRAG GLUHAKOVIC

Tashmë JUMBO numëron rreth 100 punonjës vetëm në Bosnje Hercegovinë.

Dyqani JUMBO me një infrastructure moderne dhe me fjalën e fundit të teknologjisë është pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit Banja Luka, duke i dhënë kështu mundësinë qytetarëve për të përfituar produkte me cilësi të standartave europiane dhe një shërbim të shkëlqyer.

JUMBO si pjesë e Grupit BALFIN, tashmë numëron 8 dyqane, ku 4 syresh janë në Kosovë, 2 në Shqipëri dhe dy në Bosnje Hercegovinë.  Gjatë vitit të  ardhshëm JUMBO do të hapi dhe dy dyqane të reja në Bosnje, përkatësisht në qytetet si Mostari dhe Tuzlla.

JUMBO u krijua për fëmijët por tani është për të gjithë familjen!

JUMBO - për të gjithë!