ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Lajme

Suksesi i JUMBO tejkalon sërish kufijtë, tashmë prezent në Bosnje Hercegovinë

Me datë 4 Maj 2017, në praninë e kryebashkiakut të Sarajevës, z. Abulah Skaka, u organizua ceremonia e inagurimit të dyqanit të parë JUMBO në Bosnje. Në një sipërfaqe prej 4500 m2, tashmë të gjithë klientët kanë mundësinë të shijojnë cilësinë e lartë të produkteve, shumëllojshmërinë e tyre, si edhe shërbimin e shkëlqyer të punonjësve të Jumbo.



E pozicionuar në një nga rrugët kryesore të Sarajevës, me infrastrukturë moderne dhe me standardet e fundit të teknologjisë, JUMBO përbën një atraksion për të gjithë qytetin. Puna intensive dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i të gjithë punonjësve të Kid Zone bëri të mundur hapjen e këtij dyqani të ri në një treg të pashkelur më parë nga Grupi Balfin.



Treguesit e parë shtojnë optimizmin për të vijuar me intensitet të lartë punën. Risitë dhe sfidat do të jenë shoqëruese gjatë në këtë rrugëtim të ri, por falë eksperiencës dhe punës profesionale, çdo sfidë premtohet të kthehet në vlerë!