ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Procesi i Rekrutimit

Procesi i Rekrutimit

Në këtë etapë të gjatë janë disa faza deri në gjetjen e Punonjësit për një vend vakant. Fillimisht, krijohen njoftimet përkatëse dhe publikimet e tyre ku shikohet mundësia e zëvëndësimit të posteve vakante me punonjës të brendshëm. Në rast se databaza dhe aplikimet e brëndshme nuk i përmbushin kriteret e kërkuara, fillohet menjëherë me fushatën e rekrutimit dhe me publikimin e njoftimit.Burimet Njerëzore bëjnë shpalljen e posteve vakante në “Website” e Shoqërise dhe në media, në rrjete sociale ose ne portale te ndryshme online ku qartësohet dhe data e mbylljes së aplikimevecaktojë dhe një afat minimal gjatë të cilit aplikantët duhet të paraqesin dokumentactionin e kërkuar.

Procesi i seleksionimit
Mblidhen dhe analizohen të gjitha aplikimet e kandidatëve.Procesi i seleksionimit fillon me testimin. Si një minimum i domosdoshëm konsiderohen testet logjike dhe personaliteti. Nëse kandidatët do t’i kalojnë këto teste, perzgjidhen për intervistë.Në këtë fazë intervistuesit rekomandojnë kandidatin për Intervistë tjetër, për punësim ose mbahet mënjanë për pozicione të tjera që mund të hapen në të ardhmen në shoqëri.

Përgatitet Oferta zyrtare e punësimit.

Punësimi dhe Prezantimi i punonjësve të rinj me shoqërinë.