ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Jumbo Ofron

JUMBO Ofron

JUMBO respekton dhe zbaton me seriozitet Kodin e Punës dhe të gjitha dispozitat dhe aktet e tjera ligjore të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë duke siguruar të drejtat dhe liritë e plota të punonjësve. Përfitimet varen nga kategoria, niveli dhe vendndodhja e postit të punës.

JUMBO investon në punonjësit e vet duke i zhvilluar dhe trajnuar vazhdimisht. Si pjesë e Grupit Balfin, trajnimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve është fokusi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Me synimin për një investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, JUMBO përgjatë vitit realizon trajnime të ndryshme. Trajnimet janë të shumë llojshme pasi edhe pozicionet e punëve janë dinamike dhe të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kur JUMBO investon në zhvillimin profesional të punonjësve bën të mundur që promovimi i tyre të jetë një praktikë e vazhdueshme pasi vetëm përgjatë një viti shihen më shumë se 20 promovime. Si punonjës i JUMBO ju do të keni mundësinë për të ecur në karrierë dhe për t’u zhvilluar profesionalisht duke dhënë kontributin tuaj të vazhdueshëm. Si kompania lider dhe e vetme e llojit të vet në tregun shqipatar, JUMBO numëron rreth100 punonjës në pozicione të ndryshme menaxheriale dhe operacionale në Tiranë dhe shumë shpejt do e zgjerojë stafin e vet së bashku me zgjerimin edhe të rrjetit të dyqaneve.